Teori të ndryshme kanë qarkulluar, por ende asnjë nuk është konsideruar si më e përafërta, lidhur me këtë mister të një prej ‘shtatë mrekullive të botës’.
Mirëpo me gjetjen e fundit të hulumtuesve në Universitetin e Indianës në ShBA, po besohet të jetë një hap më afër zbulimit.
Rreth kubit të betonit, janë vënë 12 shufra të lëmuar druri, të cilat janë lidhur mes vete me litarë dhe po ashtu kanë nga një shufër në të dy anët, që shtrëngon ato.
Fizikani Joseph West, që është në krye të këtij hulumtimi, thotë se ‘kjo mund të jetë një mënyrë se si egjiptianët e lashtë i kanë transportuar gurët masiv’.
Piramida është e ndërtuar nga 2.4 milion gurë të përpunuar, ndërsa secili peshon nga 2.5 ton.
Sipas disa hulumtimeve besohet se janë bartur nga 40 gurë për çdo ditë, që do të thotë se egjiptianet e lashtë, kanë pasur një teknikë të përsosur të transportit./Telegrafi/