Telegrafi

Kështu ka thënë i madhi Sean Connery: “E qeshura vret frikën”

Ikona e aktrimit na la në vitin 2020, por mendimet e tij mbeten amanet

Sean Connery konsiderohej si një nga aktorët më mbresëlënës të gardës së vjetër të Hollywoodit, si dhe një nga burrat më të dëshirueshëm.

Gjatë jetës së tij të gjatë, ai fitoi të gjitha çmimet prestigjioze – nga Golden Globe dhe Oscar deri te Bafta.

Në vitin 2000, Mbretëresha Elizabeth II i dha atij titullin kalorës “për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dramë”.

Sigurisht, Sean më së shumti mbahet mend për rolin e agjentit sekret James Bond, të cilin, për ironi, e “ngriu” në fund, transmeton Telegrafi.

Dhe, çfarë mendonte ky njeri i madh? “Brainyquotes” ju sjell disa nga thëniet e tij.

1. “Ka gjithmonë një sfidë tjetër të re për të më mbajtur të motivuar”.

2. “Disa plaken, të tjerët piqen”.

3. “Dashuria mund të mos ‘ta kthejë planetin’, por sigurisht që është ajo që e bën këtë ‘udhëtim’ të vlefshëm”.

4. “Privilegji është zakoni më i vështirë për ta hequr qafe”.

5. “Nuk kam gjetur kurrë një vend ku dua të qëndroj i qetë”. Vendi më i mirë është ai tjetri, i cili sapo ju pret. Vazhdo të ecësh”. /Telegrafi/