Site icon Telegrafi

Kështu ka qenë cilësia e ajrit në ditët e fundit në Prishtinë – në numra (Foto)

Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Sipas një njoftimi të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datë 21.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 66.05µg/m3.

Gjithashtu bëhet e ditur se përqendrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 61.9µg/m3.

“Kjo gjendje ka ardhur si pasojë jo vetëm e burimeve ndotëse në cilësinë e ajrit që tani më janë të njohura, por edhe për shkak të kushteve jo të favorshme meteorologjike të cilat kanë qenë gjatë kësaj periudhe kohore, ku janë regjistruar parametrat meteorologjik si vijon: Era 0.0 m/s, Temperatura-9.2o gradë Celsius, Lagështia 98% dhe Shtypja atmosferike 960.1mb”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version