Telegrafi

Kështu janë shpërndarë biletat e finales së Euro 2024

74 mijë njerëz të privilegjuar do të kenë nderin të shikojnë drejtpërdrejt atë që ndodh në stadiumin olimpik të Berlinit në finalen e madhe të EURO 2024.

Ditët e fundit është folur shumë për shpërndarjen e biletave dhe mosbalancimin e supozuar mes federatave angleze dhe spanjolle. MARCA sot shkruan se ka pasur akses në informacione që tregojnë se asnjë nga këto nuk është e vërtetë.

E vetmja gjë që ka bërë UEFA është shpërndarja e një të tretës së biletave për finalen e sotme mes dy federatave, ndërsa pjesa tjetër e kapacitetit është shpërndarë mes tifozëve që kanë mundur t’i blejnë në atë kohë reale, pastaj te sponsorët, federata anëtare të UEFA-s dhe biletat VIP.

Në total, çdo Federatë ka në dispozicion 11500 bileta, një shumë që duket e vogël për shkak të kërkesës së lartë , por që dihej prej shumë muajsh para turneut . Dëshira për të qenë në stadium, ajo që bën është rritja e çmimit të rishitjes së biletave që qarkullojnë në qytetin gjerman.

Lexo po ashtu Pak orë para ndeshjes, mediat në Angli zbulojnë formacionin e Tre Luanëve kundër Spanjës

Siç ndodhi në Mynih, shumica e vendeve ishin në duart e tifozëve gjermanë, të cilët mendonin se skuadra e tyre do të kalonte në gjysmëfinale dhe pastaj në finale. Shumë bileta mendohet të jenë në duart e gjermanëve dhe ata i kanë nxjerrë tashmë biletat e tyre në shitje.

Çmimet janë rritur që në mëngjes herët dhe shumëzohen me tre dhe katërfishin e vlerës së tyre përmes tregut. Ndryshe nga ajo që ndodhi në qytetin bavarez, kërkesa sot është më e madhe se oferta.

Spanjollët frikësohen që do të jenë pakicë, pasi që tifozë anglezët kërkojnë bileta edhe në tregun e zi. /Telegrafi/