Ata që kanë dashur të kenë thjerrëza në këtë kohë, është dashur të kalojnë nëpër procedurën, kur në sytë e tyre është vendosur një substancë e bardhë, për të marrë kallëpin e syrit.
Në videon e plasuar më poshtë, shihet se si i vendoset një gruaje masa në sy për dy minuta, e më pas kjo shfrytëzohet për të krijuar thjerrëzën nga masa plastike.
Këto janë ndër thjerrëzat e para, që janë krijuar në Australi, për njerëz të pasur, që kanë dashur të heqin syzet.
Por, me gjithë peripecitë që kanë kaluar, mbajtësit e syzeve, është dashur t’i heqin pas gjashtë orëve, sepse janë shumë të rënda dhe dëmtojnë sytë, transmeton Telegrafi.