Telegrafi

Kështu janë krijuar thjerrëzat për përmirësimin e shikimit në vitin 1948 (Video)

Ata që kanë dashur të kenë thjerrëza në këtë kohë, është dashur të kalojnë nëpër procedurënkur në sytë e tyre është vendosur një substancë e bardhë, për të marrë kallëpin e syrit.

Në videon e plasuar më poshtë, shihet se si i vendoset një gruaje masa në sy për dy minuta, e më pas kjo shfrytëzohet për të krijuar thjerrëzën nga masa plastike.

Këto janë ndër thjerrëzat e para që janë krijuar në Australi, për njerëz të pasur që kanë dashur të heqin syzet.

Por, me gjithë peripecitë që kanë kaluar, mbajtësit e syzeve është dashur t’i heqin pas gjashtë orëve, sepse janë shumë të rënda dhe dëmtojnë sytë. /Telegrafi/