Site icon Telegrafi

Kështu ‘Intelektualët’, bllokojnë qytetin kur luan Drita (Video)

Ata janë në numër jashtëzakonisht të madh dhe quhen ‘Intelektualët’, ndërsa sa herë që luan Drita i gjithë qyteti merr dy ngjyra, bardhë dhe kaltër.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen ‘Intelektualët’, që kanë bllokuar gjithë qytetin pasi kanë marrë rrugë për në ‘shtëpinë’ e tyre të dytë, për në stadion.

Një skenë e tillë pritet të ndodh edhe ditën e diel, kur të gjithë sytë e futbolldashësve në Kosovë do të jenë në Gjilan, pasi skuadra e Gjilanit do të jetë vendas përballë Dritës.

Edhe në ndeshjen e kaluar atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme, ndërsa atmosferë e zjarrtë pritet edhe këtë fundjavë. /Telegrafi/
 

 

Posted by FC Drita Intelektualet on 2015-09-09

Exit mobile version