Telegrafi

Kështu ikë sulmuesi i gazetarëve sot në Shkup (Foto)

Xhiruesi i portalit A1on, Vlladimir Zhelçevski sonte ka përfunduar në Qendrën për urgjencë për shkak se ai dhe gazetari Aleksandar Todevski u sulmuan në pretestat “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila jozyrtarisht është e mbështetur nga anëtarë dhe simpatizantë të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Disa të pranishëm në protesta, kanë filmuar sulmuesin duke ikur, ndërsa pritet që MPB-ja të marrë masa konkrete për zbardhjen e këtij incidenti./Telegrafi/