Kina ka lansuar sot 11 raketa balistike Dongfeng në ujërat pranë brigjeve veriore, jugore dhe lindore të Tajvanit, ka pohuar ministria e mbrojtjes tajvaneze.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, lansimi erdhi në disa valë, duke filluar pak para orës 14:00 me orën lokale dhe zgjatën rreth dy orë.
Ministria e Jashtme e Tajvanit ka thënë se aktet kanë kërcënuar sigurinë kombëtare të ishullit dhe kanë përshkallëzuar tensionet në rajon.
Ky vend i ka bërë gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë kërcënimin ushtarak kinez dhe që vendet të mbrojnë lirinë dhe demokracinë.
Ndërkohë në mediat sociale kineze janë postuar video që tregojnë një lëshim rakete drejt ngushticës së Tajvanit.
Videos now surfacing on #China's social media of alleged artillery & missile launches towards the #Taiwan strait #ChinaTaiwanCrisis pic.twitter.com/CWF7dA96vJ
— Damien Symon (@detresfa_) August 4, 2022
Ato u shpërndanë nëpër Weibo pa përcaktuar një vendndodhje të saktë, por disa përdorues thanë se ishin filmuar në ishullin Pingtan.
Video of PLA long range rockets firing from Fujian Pingtan into the Taiwan strait. I note this is on the Taiwan side of the median line. pic.twitter.com/TldLcn81oR
— Beyond reasonable doubt (@BN9195) August 4, 2022
Njëra prej tyre është filmuar nga një plazh dhe tregon raketat duke u lëshuar.
E lidhur me zhvillimet e fundit atje, Dmitri Alperovitch, një ekspert në gjeopolitikë dhe siguri kombëtare, i është përgjigjur lajmit se Kina ka zgjeruar planet e saj për stërvitjet ushtarake.
First it was an announced effective blockade of Taiwan for 4 days and 6 fire exercise zones.
Now it’s 5 days and 7 zonesIf China gets away with this, next time it will last weeks. Then months or until they get concessions or invade
This is how it begins… https://t.co/ko31Qirkyu
— Dmitri Alperovitch (@DAlperovitch) August 4, 2022
Ai madje shkon aq larg sa sugjeron se masa tregon se Pekini po përgatit terrenin për stërvitje të mëtejshme – me synimin për një pushtim të mundshëm të Tajvanit.
“Kështu fillon…”, ka shkruar në fund ai. /Telegrafi/