Policia e Indisë praktikon mënyra brutale të marrjes në pyetje të hajnave, kurse cilindo që e zë duke vjedhur do ta mbajë në mend deri në fund të jetës.
Një video që është postuar së fundmi në internet dhe që është duke u shpërndarë nëpër botë, shfaqet momentin kur policia indiane dënon hajnat e xhepave që janë zënë duke vjedhur nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si dy policë e mbajnë për dore një hajn, derisa i treti e godet në shpinë me shkop të gjatë të drurit.
Në pjesën tjetër të videos, shihet se si policia i grumbullon një grup hajnash dhe i detyron të bëjnë ushtrime dhe më pas i dënon duke i goditur me shkop.
Se sa e dhimbshme është kjo metodë, tregon më së miri shembulli i një burri i cili i lut që të mos e rrahin më, derisa vazhdon ta mbaj me duar prapanicën. /Telegrafi/