Telegrafi

Kështu e përshkruan FIFA renditjen e Kosovës (Foto)

FIFA ka publikuar në faqen e tyre në Twitter një dedikim për Përfaqësuesen e Kosovës.

Pas publikimit të listës së muajit korrik, ku për herë të parë është përfshirë edhe Përfaqësuesja e Kosovës në renditjen mujore të FIFA-së, llogaria zyrtare e FIFA-së në Twitter ka përmendur veçanërisht edhe Kosovën.

Teksti është shoqëruar me fotografinë e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Kosova u pranua në maj në UEFA e FIFA, ndërsa ndeshja e vetme prej atëherë ka qenë ndaj Ishujve Faroe, 2:0 dhe me këtë fitore Kosova është renditur në pozitën e 190-të të mujores së FIFA-së.