Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë penguar punën e seancës së radhës të Kuvendit të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar fjalë nga foltorja nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
I njejti i ka njoftuar deputetët se prej tani do të jenë të vëzhguar nga qytetarë të interesuar për të ndjekur seancat e Kuvendit.
Përndryshe, sot priten të diskutohen disa pika të rendit të ditës por seanca është ndërprere pas zhurmës që pengonte punën e shtëpisë ligjvënëse. /Telegrafi/