Këngëtarja Vesa Luma e ka konsideruar 2016-tën si një prej viteve më të lumtura të jetës së saj, kjo pasi këtë vit mes shumë lumturishë, ajo u kurorëzua edhe me titullin nënë.
Djali i saj Liani i ka zbukuruar asaj jetën, teksa më i bekuar ndjehet edhe babai i tij, reperi Big Basta.
Vesa ka treguar gjithnjë përmes rrjeteve sociale se është shumë e lidhur me Lianin, dhe se harxhon thuajse tërë ditën në shoqërinë e tij.
Ajo ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi, përmes së cilës ka treguar se si e monitoron djalin edhe gjatë natës kur ai ndodhet në gjumë.
Këngëtarja përdor një aparat me kamera për bebe, të instaluar në dhomën e Lianit, teksa çdo lëvizje e tij gjatë natës, i shfaqet asaj në monitor.
Vesa ka thënë se ndjehet shumë e lumtur ta bëj këtë gjë, duke treguar edhe se kjo është një mënyrë që i lejon ata që për 24 orë të jenë edhe më pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/