Të bëhesh ushtar në disa vende të botës, mund të jetë shumë e vështirë.
Kjo është e vërtetë sidomos në Korenë e Jugut, ku ushtarët duhet të kenë nën kontroll kufirin me Korenë e Veriut, e cila kurrë nuk i ka vënë në praktike kërcënimet e saja, por që është një fqinj që nuk i lë të qetë.
Në fakt kufiri mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut është përcaktuar si kufiri me i fortifikuar në botë, përcjell GSH. Por si mund ta luftojnë ushtarët stresin e kësaj situate? Thjeshtë me balet.
Një herë në javë, ushtarët e divizionit të 25-të, heqin çizmet për të veshur këpucët e baletit.
Ata sforcohen që të mësojnë hedhjet, piruetet, hapat e vallëzimit nën kujdesin e Lee Hyang-jo, balerinës të Baletit Kombëtar të Koresë.