Altuna Sejdi është duke u përgatitur për videoklipin e saj të ri.
Këngëtarja që më mirë njihet si Tuna, këngën e re do ta sjell në bashkëpunim me reperin, Vig Poppa.
Dhe me këtë rast si paralajmërim për projektin e ri, këngëtarja shkupjane ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke vallëzuar, transmeton Telegrafi.
“Çdo centimetër e jotja është perfekte nga ‘maja e kokës gjer në këmbë’”, ka shkruar Tuna në Instagram.
Nuk dihet se a janë këto fjalë pjesë e këngës së re apo ka dashur të thotë se ajo mbetet ‘zogu më i mirë prej krejtëve ’. /Telegrafi/