Telegrafi

Kështu e komenton Ziadin Sela takimin Ahmeti – Thaçi (Video)

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, sot ka mbledhur kryesinë qendrore të partisë së tij në Tetovë për të vendosur se kush do të zë vend nëpër kabinetet ministrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo mbledhje është thirrur vetëm një dit pas takimit mes liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe kreut të PDSH-së Menduh Thaçit.

Sela para kamerës se TV21 tregoi arsyen se përse e ka mbledhur kryesinë por kur u pyet për takimin e Ahmetit dhe Thaçit pati çfarë të thotë.

Ai i përgëzoi dy krerët e partive më të vjetra që këtë takim e kanë bërë publikisht, duke shtuar se Ahmeti dhe Thaçi takohen vazhdimisht fshehurazi(prapa kamerave).

Lexo po ashtu Demiri: Thaçi e Ahmeti punojnë kundër Ziadin Selës (Video)

Sela vazhdoi edhe më tutje duke thënë se Menduh Thaçi nuk ka çfarë të përzihet në pikat e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare pasi që nuk është nënshkrues i së njejtës.

Sela rikujtoi se Thaçi deri dje as që e ka njohur këtë Deklaratë. “Gjithçka mund të ketë qenë por jo takim mes qeverisë dhe opozitës” tha Ziadin Sela, kryetari i LR-PDSH-së./Telegrafi/