‘Për të mos më pyetur veçmas, më lejoni t’iu them, Ilievski 106 vota, unë 86 vota. Më shumë se Evropa’, kështu në Facebook ka komentuar Natasha Gaber Damjanovska, pas lajmit se Jovan Ilievski është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për përzgjedhje të gjyqtarëve para 10 ditëve pas bisedimeve me tre kandidatë nga Maqedonia në Paris me shumicë të ngushtë i dha përparësi gjyqtares kushtetuese Natasha Gaber Damjanovska, si kandidatja më e kualifikuar përpara se Jovan Ilievski, kryeprokurori për krim të organizuar. Kandidati i tretë, ambasadori aktual në Vatikan, Zvonimir Jankulovski nuk mori ndonjë rekomandim nga Komisioni.
Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, zgjedhja e një gjyqtari është kërkesa kryesore që ato të jenë me karakter të lartë morali dhe të kualifikuar për këtë post të lartë gjyqësor. /Telegrafi/