Site icon Telegrafi

Kështu e festoi 26 vjetorin e lindjes, Luana Vjollca (Foto)

Dje ishte një nga datat më të rëndësishme në jetën e Luana Vjollcës, kjo pasi në këtë ditë këngëtarja dhe prezantuesja feston datën e lindjes. 

Bukuroshja mbush 26 vjeç, e ndërsa urimin e parë (të paktën publikisht) e ka marrë nga motra e saj e madhe Marina. Motrat Vjollca kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëra tjetrën dhe këtë nuk ngurojnë ta tregojnë asnjëherë.

“E vogla ime gëzuar ditëlindjen! Dua të të shoh gjithmonë të shkëlqesh si yll. Bebja ime më e mira botës!!!”, shkruan Marina.

Këtë 26 vjetor Luana ka zgjedhur ta kalojë në plazhet në jug të Shqipërisë, një festë e organizuar në varkë e ku të ftuara ishin vetëm vajza. /Telegrafi/

Exit mobile version