Tradita familjare e pasuar nga stërgjyshi i tij me dashurinë për motorin, ka bërë që edhe i vogli të jetë një fans i motorave e për më tepër ka kërkuar që të shoqërohet me motor, transmeton Klan Kosova.
Një grup motoristësh të organizuar nga Prishtina së bashku me babain e Omerit, një aventurist dhe fans i motoçiklizmit kanë shoqëruar atë si pjesë e ceremonisë së gëzimit.