Site icon Telegrafi

Kështu e befasoi Stresi në mesnatë nënën për ditëlindje (Video)

Arkimded Lushaj njihet si një ndër artistët më të mirë në tregun muzikor shqiptar.

Stresi i ka bërë një befasi nënës me rastin e ditëlindjes së saj duke i dhuruar një buqetë me lule.

Me këtë rast përmes llogarisë personale në Instagram, reperi i ka kushtuar edhe disa fjalë më të shtrenjtës nënë.

“Mam , nuk di si ta shpreh me fjale as me shkrim atë qe dua te te them ! Unë e di qe nuk jam djali më i mirë në bote . Te kam zemëruar, te kam bërë me dhimbje koke e lënë pa gjumë. Ti me prite po njësoj gjithmonë pa gjumë! Ke qenë gjithmonë krenare për mua, te kane gëzuar sukseset e mia dhe dështimet e mia i ke pranuar po njësoj . Me ke shtyrë gjithmonë për të ndjekur ëndrrat e mia, për të kapërcyer pengesat. Ke pasur gjithmonë besim në mua, edhe në momentet kur unë nuk besoja me në veten time. Ti ishe mbështetësja ime , shkëmbi im. Je personi i parë qe rend ti jap lajmin e mirë, askush me shume se ti nuk gëzon për mua ! Etalon i mirësisë e dashurisë edhe 100 te tjera pranë nesh ! Bota ime gëzuar ditëlindjen! Për gjithë botën je thjesht një nënë për mua je bota ime mami”, ka shkruar Stresi në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version