Site icon Telegrafi

Kështu duket vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin (Foto/Video)

Në Nivici të Greqisë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për t’u nënshkruar marrëveshja historike mes Greqisë dhe Maqedonisë që pas disa orëve do të ketë emrin Maqedonia e veriut.

Nga qeveria thonë se ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe partneritetit strategjik në mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vendi është rregulluar në mënyrë të përshpejtuar ku për 24 orët e fundit, sipas banorëve, është bërë më shumë se 24 vitet e fundit për të rregulluar infrastrukturën dhe dukjen e vendit rreth bregut të lumit.

Në të njejtin vend sot priten edhe protesta por sigurimi i dy vendeve me disa njësi të policisë si duket do të garantojë siguri dhe mbarëvajtje të marrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version