Telegrafi

Kështu duket ushqimi nga McDonald pas gjashtë vjetësh

Jennifer Lovdahl nga Alaska, i ka zhgënjyer dashamirët e këtij lloji të ushqimeve, pasi e ka postuar në Facebook një fotografi, ku tregon se si duken ato pas gjashtë vitesh, transmeton Telegrafi.

Sipër fotografisë, ku shihet ushqimi që nuk ka ndryshuar formë dhe tiketës kur është blerë, shkruan: “Janë bërë gjashtë vjet, që kur e kemi blerë këtë ‘Happy Meal’s’ në McDonald’s. Ka qenë në zyrën tonë dhe nuk është kalbur, mykur apo dekompozuar aspak!!! I vinte, vetëm kur nxirret nga kutia.

Këtë eksperiment, e kemi bërë që t’i tregojmë pacientëve, se sa i pashëndetshëm është ky ‘ushqim’. Posaçërisht për fëmijët!! “Ka shumë kemikate në këtë ushqim! Zgjidhni ushqim të vërtetë! Molla, banane, karota, selino… këto janë ushqim i vërtetë”. /Telegrafi/