Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, po rrit në barkun e saj një fëmijë, i cili pritet të vijë në jetë si rezultat lidhjes së saj me prezantuesin e njohur, Ledion Liço.
Një gjë e tillë është konfirmuar prej muajsh, ndërkohë që ajo së fundmi ka publikuar një fotografi në SnapChat përmes të cilës ka treguar vijimin e shtatzënisë së saj, transmeton syri.net.
Duket se barku i është rritur mjaft, ndërkohë Sara gëzon ende formë të mirë fizike.
Në imazhin e publikuar, ajo ka të veshur një bluzë të gjerë, në të cilën shkruhet: “Jam veshur si mami im”.