Site icon Telegrafi

Kështu duket “shtatzënë” aktorja e bukur hollivudiane (Foto)

Nuk janë publikuar shumë detaje për filmin e ri, “Tully”, megjithatë Charlize Theron është fotografuar në xhirime në Vancouver të Kanadasë.

Aktorja luan rolin e një nëne që ka tre fëmijë, ndërsa në ditën e dytë të xhirimeve, ajo është shfaqur shtatzënë.

Lexo po ashtu Yjet që nuk janë me origjinë amerikane, të dhëna befasuese (Foto)

41-vjeçarja kishte të veshur një fustan, ndërsa mbante edhe një bark fals për t’u përshtatur me rolin.

Fituesja e Oscarit dukej tërësisht e futur në rol, pasi nuk i kushtonte rëndësi dukjes së saj përkundër fotografimit nga paparacit. /Telegrafi/

Exit mobile version