Një SUV kompakt elektrik tingëllon si një mrekulli kur ka hapësire për 7 persona brenda tij. Por në realitet duket pak më ndryshe.
Rreshti i 3-të i ulëseve në Tesla Model Y është pak mister: U njoftua gjerësisht, por nuk u tregua vërtet për një kohë të gjatë.
Videot kanë rrjedhur herë pas here duke treguar vendet 6 dhe 7 të SUV-it elektrik, transmeton Telegrafi.
Modeli Y tani mund të porositet ose blihet me rreshtin e tretë të ulëseve.
Dhe tani janë bërë videot e para që tregojnë se si duket në të vërtetë rreshti i tretë i sediljeve dhe sa hapësirë ofron për pasagjerët.
Model Y Seven Seater!
Longer video here: https://t.co/Lr4zRup2N3 pic.twitter.com/ZPcc6ntxD9
— jasonchaaang (@jasonchaaang) January 17, 2021
Pak hapësirë mbetet në pjesën e pasme
Nuk është për t’u habitur, nuk ka mbetur shumë hapësirë në sediljet e pasme në Model Y. Njerëzit rreth 1.8 metra të gjatë do ta kenë të vështirë të ulen të qetë atje.
Siç mund të shihet në disa klipe, disa me kokat e tyre godasin çatinë dhe vështirë se ka hapësirë për këmbë.
Vendet 6 dhe 7 në Modelin Y janë më të mundshme për fëmijët ose të rriturit më të vegjël.
Vetë Tesla tani ka publikuar edhe një video që tregon rreshtin e tretë të vendeve. Sidoqoftë, nuk tregon se sa hapësirë ofrojnë vendet e pasme për pasagjerët. /Telegrafi/