Velija Ramkovski sot është lëshuar nga burgu për një kohë të caktuar pasi ka marrë leje për shërim.
Ai ka vuajtur dënim prej shtatë viteve dhe sot i rrethuar nga familjarët është parë i buzëqeshur në afërsi të burgut të ”Idrizovës”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Fotografinë e Ramkovskit me valixhe në dorë e ka bërë publike vajza e tij, Emel Ramkovska, gjithashtu e burgosur por e liruar më herët nga vuajtja e dënimit.
Ramkovski është burgosur nga qeveria e atëhershme për të vuajtur dënimin për fshehje tatimi. Kjo ishte arsyeja zyrtare por në të vërtetë, në opinion njihej si burgosje politike dhe sulm ndaj mediave të pavarura. /Telegrafi/