Telegrafi

Kështu duket Parisi nga pjesa më e lartë e Kullës së Ajfelit (Video)

Këtë e ka regjistruar britaniku James Kingston, i cili i është përvjedhur rojave dhe ka hipur në pjesën më të lart të ndërtesës ikonike.

Ai është ndihmuar nga disa shokë, për t’iu ka ikur patrullave, që i ndalojnë njerëzit të hipin në pjesët e palejuara të ndërtesës.

Sidoqoftë, Kingston është dashur të qëndroi i fshehur për tetë orë, në mënyrë që të largohet nga vendi ku fshihet dhe të hipë në strukturën e kullës.

Pa asnjë pajisje për mbrojtje, ai ka kaluar nëpër të gjitha shtigjet, duke marrë pamje të mahnitshme të Parisit.

Me të zbritur poshtë, ai është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/