Site icon Telegrafi

Kështu duket numri i këshillëtarëve në Komunën e Tetovës (Dokument)

Maqedonia dje votoi për zgjedhjet e gjashta lokale ku qytetarët vendosën për kryetarin e komunës së tyre për katër vitet e ardhshme. Rezultatet janë duke u numëruar dhe në disa vende ka ndryshime, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Komunën e Tetovës, Teuta Arifi e BDI-së është në epërsi ndaj kundërkandidatëve tjerë. Numërimi për këtë komunë nuk ka përfunduar, ndërkaq secili rezultat i përditësuar tregon se kryetarja e tanishme e Tetovës do të jetë e para në raundin e parë, por do të duhet që të shkojë në balotazh, sipas të gjitha gjasave, me Bilall Kasamin, kryetar i Lëvizjes Besa.

Sa u përket ulëseve të këshillëtarëve në këtë komunë, BDI ka siguruar 9 ulëse, pastaj Lëvizja Besa, 6, OBRM-PDUKM, 5, Aleanca Shqiptare, 4, PDSH dhe LSDM me nga 3 këshillëtarë. Një ulëse ka siguruar edhe partia e turqve./Telegrafi/

Exit mobile version