Telegrafi

Kështu duket një nuse e Victoria Secret (Foto)

Ana Beatriz Barros zyrtarisht ka fituar çmimin e dasmës së vitit dhe këtë e ka bërë në fustanin më të mahnitshëm të nusërisë që e kemi parë ndonjëherë.

Njerëzit më të bukur të botës ishin mbledhur në vikendin në Mykonos, Greqi, për dasmën e modeles ana Beatris Barros, 34 vjeçare, me biznesmenin Karim el Chiaty.

Nusja, fotografitë e dasmës së cilës ishin shpërndarë gjithkah në rrjete sociale, ka qenë me të vërtetë e mahnitshme në fustanin e saj.

Fustani ka ngërthyer në vete vija me lidhëse, tyl të dukshëm, mangë të gjata sa e treta e dorës etj. Ana, pamjen nusërore e ka përfunduar me një zinxhir me perla dhe një vello të gjatësisë katedrale.

Gjëja e vetme që kishte qenë më e bukur se fustani i nusërisë? Festa e nuses!

Anën e kishin asistuar një paradë e shoqërisë së ngushtë, shoqëri e cila bën pjesë në listën e modelëve më të suksesshëm të botës. /Telegrafi/