Koreja e Veriut njihet si vendi më i izoluar në botë. Nën diktaturën e Kim Jong Un, Korenë Veriore, rrallë kush mund ta shohë nga afër.
Se si jetojnë koreanët e veriut, shpesh e shohim në reportazhe të revistave dhe të gazetave të botës. Busniess Insider, paraqet se si duket një kafene e Koresë së Veriut.
Taedonggang është një kafene në Pyongyang ku njerëzit takohen zakonisht me kolegët pas punës, transmeton Klan Kosova. Aty nuk ka karrige e as stola për tu ulur.
Kafeneja emrin e ka marrë nga birra e preferuar e koreano-veriorëve.