Modeli 8C Competizione është prodhuar në vetëm 500 njësi dhe mundësia për të parë një të tillë është shumë e vështirë.
Pasi kjo Alfa Romeo është shumë e rrallë, e bën që të jetë një ndër makinat më të veçanta që janë prodhuar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.
Filmimi i postuar më poshtë, e tregon nga afër makinën italiane, si dhe kur është në vozitje të shpejtë.
Vetura sportive dhe luksoze me 4.7-litra V8 që ka 444 kuajfuqi, ka lëvizje shumë të qëndrueshme, derisa lëshon tingull të cilin e kanë vetëm makinat e kualitetit të lartë. /Telegrafi/