Disa muaj pas njoftimit, makina ekskluzive u pa në një turne evropian.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Kimera EVO37 që u prezantua si pasardhëse e Lancia 037 në fund të majit.
Dhe makina është parë në St. Moritz ku mbërriti si pjesë e turneut të tij evropian.
Legjenda e FIA Group B nga fillimi i viteve 1980 është akoma gjallë falë rregullores mbi nevojën për të prodhuar 200 njësi, por ka gjithnjë e më pak prej tyre.
Por Kimera është një histori krejtësisht e re, më saktësisht një vazhdim që i qëndron verbërisht origjinalit.
Kështu, të tillë do të prodhohen gjithsej 37 kopje, dhe çmimi është 480,000 euro dhe informacioni i fundit thotë se 20 kopje tanimë janë gati. /Telegrafi/