Telegrafi

Kështu duket “Lagjja e Spitalit” në Prishtinë pas vërshimeve (Video)

Reshjet e mëdha që kanë rënë gjatë të hënës në Prishtinë, kanë shkaktuar vërshime në Lagjen e Spitalit të kryeqytetit.

Edhe lagjja Hajvali e  Prishtinës është vërshuar pas shirave të rrëmbyeshëm që ranë anembanë Kosovës.

Peja, Klina, Suhareka, Drenasi disa fshatra të Gjakovës, po ashtu janë vendet të cilat janë vërshuar nga të reshurat.

Ndërsa, në magjistralen “Ibrahim Rugova” ka pasur rrëshqitje të dheut, përkatësisht në aksin Prizren-Prishtinë afër Malishevës, njofton Klan Kosova.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të pushojnë qysh ditën e nesërme ku parashihet që të kemi një ditë me diell dhe pa vranësira.