Telegrafi

Kështu duket kur një Golf i ri godet një kamion

Scania ka lëshuar një video që studion sigurinë e baterive elektrike.

Në fazën e elektrifikimit, bateritë e mëdha do të vendoseshin në kamionë në vendin më të përshtatshëm, dhe ai vend është në krahun e djathtë të kamionit, ose pas ulëses së pasagjerit, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, këto janë vende që janë shumë të ekspozuara ndaj goditjeve, kështu që prodhuesi suedez duhet të kontrollojë sigurinë e tyre para komercializimit.

Dhe kompania vendosi ta kontrollojë atë duke sakrifikuar Golfin e ri, të cilin ai fjalë për fjalë e la të kalonte anash kamionit dhe goditi pjesën e përparme të një baterie të madhe.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për konstruksionet ku bateritë vendosen në vend të rezervuarëve të mëparshëm të karburantit dhe kështu janë të ekspozuar ndaj sforcimeve mekanike në një masë shumë më të madhe sesa bateritë e mbrojtura në dyshemenë e makinës.

Scania përdor një motor elektrik të ftohur me vaj prej rreth 400 kuaj fuqi, i cili ushqehet nga një grup i madh baterish me një kapacitet deri në 300 kWh. Në këtë rast, Scania garanton një diapazon nën një ngarkesë të plotë prej 250 km. /Telegrafi/