Site icon Telegrafi

Mjekët: Koçan në gjendje stabile (Foto/Video)

Menjëherë pas tërheqjes së flet arrestit, Sead Koçan u pranua në klinikën kardiologjike. Ai ankohej për dhimbje në kraharor, kurse mjekët konfirmojnë se pas intervenimit të bërë ai është në gjendje stabile.

Këtë e vërtetojnë edhe pamjet që TV21 siguroi nga një qytetarë. Mjekët specialist thonë se pas koronografisë, pacienti mund të lirohet vetëm pas 24 orëve në kurim shtëpiak.

Koçan kishte flet arrest ndërkombëtar, ndërsa policia nuk arriti ta arrestoj për dy muaj. Para dy ditëve flet arresti u tërhoq nga Gjykata Supreme. Pas dy muajve, këto janë pamjet e para ku shihet Koçan.

Ai është i dyshuar në rastin “Trust” të PSP, për falsifikim të dokumenteve për të përfituar nga tenderët publik. /Telegrafi/

Exit mobile version