Kosova është anëtarja më e re e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.
Kështu Federata e Futbollit të Kosovës u pranua me të drejta të plota në FIFA me 141 vota të marra.
Menjëherë pas pranimit, në kongresin që po mbahet është zbuluar edhe flamuri i Kosovës në FIFA i cili paraprakisht ishte i mbuluar me një pëlhurë të bardhë.
Tani edhe Kosova është e barabartë me të gjitha shtetet e botës. /Telegrafi/