Nëpër të gjithë shtetet e botës pritet me shumë emocione se cili do të jetë fëmija i parë i lindur në vitin e ri dhe kjo praktikë është bartur edhe në Maqedoni ku me shumë ngulm është pritur se cili fëmijë do ta hap vitin e ri, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Fëmija i parë i lindur në Shkup është lindur në ora 04:15 në Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri ”Nënë Tereza”në Çair.
Fëmija i lindur peshon 3.4 kilogramë dhe është i gjatë 53 centimetra. Fëmija është i gjinisë mashkullore.
Nëna, H.N është e lindur në vitin 1991 dhe ky djalë është fëmija i saj i parë./Telegrafi/