Gjatë natës së dhunshme të 27 prillit, në Kuvendin e Maqedonisë, protestuesit kanë vënë eksploziv artizanal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë, portali në gjuhën maqedonase, Dosie ka publikuar një foto për të cilën pretendon se është eksploziv artizanal i vendosur në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar.
Sipas këtij portali, edhe në aktakuzë përmendet se i akuzuari Jovançe Llatarevski ka vendosur një eksploziv të improvizuar në hapësirat e punës të zyrave 116 dhe 118, që lidhen me njëra-tjetrën./Telegrafi/