Telegrafi

Kështu duket dhoma e VAR-it për ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Të enjten me 8 tetor, Maqedonia e Veriut në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret Kosovën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar, .

Si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë, pasi tashmë ajo është mënyra e vetme për të kaluar në Evropianin e vitit 2021.

Fituesi nga kjo përballje për një vend në ndeshjet finale të EURO 2021 do të duhet të luftojë me fituesin nga përballja tjetër gjysmëfinale, Bjellorusi-Gjeorgji, përcjellë Gazeta Olle.

Në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut për kualifikim në Euro 2021, pritet që arbitrat e ndeshjes të asistohen nga teknologjia e VAR.

Foto: Gazeta Olle