Prodhuesi britanik Aston Martin, ka publikuar imazhe të përafërta se si do të duket modeli Valkyrie.
Së fundmi është publikuar një fotografi që e tregon këtë hipermakinë nga afër, si asnjëherë më parë, transmeton Telegrafi.
Imazhi është realizuar gjatë një ahengu privat, ku ishte edhe tenistja Serena Williams e cila e e ka publikuar në rrjetin social.
Tashmë të gjithë e dinë pamjen e veturës që do të lansohet më 2019 si rival i Mercedes Project One. /Telegrafi/