Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj për një periudhë të gjatë është tërhequr nga muzika, kjo pas shpërnguljes në Amerikë, ku edhe ka përfunduar studimet.
Megjithatë, fansat e saj duhet të presin vetëm edhe pak, pasi ajo mendon që shumë shpejt t’i rikthehet karrierës muzikore duke publikuar disa këngë të reja në anglisht.
Gjatë gjithë kësaj kohe Anxhelina ka qenë mjaft e pranishme në media, dhe kjo shpesh herë ka ndodhur për shkak të fotografive provokative që ajo ka publikuar në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram Sotry një fotografi, ku shfaqet e tëra natyrale, pa makijazh, dhe vlen të përmendet se ajo duket sërish shumë e bukur, edhe pa përdour kozmetikë.
Për bukuri, anash nuk po ia lë as mamaja e saj, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ndonëse i ka kaluar të 40-tat, ende po duket në top formë. /Telegrafi/