Telegrafi

Kështu duket aeroplani pasi përplaset me një zog gjatë fluturimit (Foto)

Aeroplani i aviokomapnisë “American Airlines” ishte duke fluturuar nga Seattle për në Teksas, kur u detyrua në gjysmë të rrugës të kthehet në aeroportin prej nga ishte, nisur pasi ishte përplasur me një zog gjatë fluturimit.

Gjatë këtij incidenti aeroplani i tipit Airbus A321 ka pësuar dëmtime të rënda në hundë, por fatmirësisht asnjëri nga 150 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit nuk është lënduar, ka bërë të ditur Rob Feinstain, zëdhënës i aeroportit ndërkombëtar në Seattle, transmeton Telegrafi.

“Pas përplasjes aeroplani ka aterruar në mënyrë të sigurt në pistë. Ekipi ynë i mirëmbajtjes së aeroplanëve është duke vlerësuar dëmin”, ka shtuar Feinstein. /Telegrafi/