Telegrafi

Kështu dukeshin sekretaret dhe zyrat në vitet e ‘80-ta (Foto)

Këto fotografi janë bërë nga Anna Fox në zyra të ndryshme, në mbarë Britaninë e Madhe, gjatë kohës kur sundonte Margaret Thatcher.

Sipas fotografes, këto pamje tregojnë kohën e individualizmit, kur punëtorët kanë qenë më të etur se kurrë për të ndërtuar personalitetin dhe për të fituar shumë pasuri, transmeton Telegrafi.

Në mesin e fotografive, bien në sy sekretaret me veshje të ndryshme dhe sigurisht flokët e bollshme, të prera me stil ndryshe për sot.

E, në anën tjetër, mbajtëset e dokumenteve, makinat e shkrimit, telefonat gjigantë me bateri shtesë, janë disa nga pamjet që nuk i shohim më. /Telegrafi/

Kështu dukeshin sekretaret dhe zyrat në vitet e ‘80-ta: Sa shumë gjëra kanë ndryshuar…DETAJET: http://telegra.fi/1KdyF4b

Posted by Telegrafi.com on Tuesday, September 15, 2015