Tashmë në bordin e kësaj loje komike, është edhe një çift australian.
Brittney Lee Saunders shihet me një grim të ekzagjeruar, të cilin ja ka bërë i dashuri saj Jacko Brazier.
Tashmë, është radha që ky i fundit, t’i nënshtrohet procesit të zbukurimit.
Në videon e postuar më poshtë, shihen momentet kur ai provon për herë të parë grimin, si dhe mënyra se si ndjehet ai me pamje të ndryshuar, transmeton Telegrafi.