Site icon Telegrafi

Kështu duken modelet e flokëve me dy-ngjyra: Do guxonit t’i provonit?

Pas Dua Lipës, duket se të gjithë po guxojnë me flokët me dy-ngjyra, por ato që i “shpikën” ishin e-girls!

Modelet e flokëve të e-girls karakterizohen nga hije të buta pastel ose neon dhe disa grimca stili nga vitet ’90.

Por, çfarë janë e-girls?

Që nga mesi i shekullit të 20-të, çdo brez ka pasur versionin e vet të asaj që tani njihet si një “e-girl”. Në vitet ’80, një stil i veçantë me bluza të gjera e të grisua dhe mbizotërim të ngjyrës së zezë dhe materialit lëkurë, si dhe një lëkurë fytyre e zbehtë me qëllim, filloi të njihej me emrin “goth”.

Më pas, në vitet 2000 , në “modë” ishin vajzat e quajtura “emo”, të cilat kishin një model flokësh, zakonisht me një balluke anash dhe shpeshherë një pamje më serioze se e zakonshmja.

Vajzat e dikurshme, “emo”, gjithashtu kalonin një pjesë të madhe të kohës në Tumblr.

Ndërsa tani, është epoka e “e-girl”, e cila pikturon fytyrën, eksperimenton me pamjen dhe dëgjon K-pop.

Vajzave të tilla iu pëlqen të eksperimentojnë dhe duken të patrembura. Falë TikTok, sot janë bërë nënkultura më e madhe në internet.

Me ikona të stilit si Brittany Xavier dhe Dua Lipa, kohët e fundit trendi i modelit të flokëve dy-ngjyrësh duket se ka influencuar shumë më shumë njerëz ta provojnë duke dalë nga korniza apo nga kufizimi se këto modele i përkasin vetëm “e-girl”.

Si mund ta dalloni një “e-girl”?

Një “e-girl” është më shumë një ide, një “estetikë” sesa një person.

Siç nënkupton dhe “e-ja” paraardhëse, “e-girl” është “thuajse gjatë gjithë kohës në internet”, ndoshta po luan ose po kalon gjithë kohën në TikTok.

Flokët e një “e-girl” nuk qëndrojnë për shumë gjatë në të njëjtën ngjyrë dhe shpesh janë rozë, vjollcë, jeshile dhe çdo ngjyrë tjetër përveç ngjyrave natyrale.

Meqë u rikthyem te flokët, ja se si duken disa nga modelet tipike të flokëve të “e-girls”:

Burimet: All Things Hair, Anabel, The Cut

Exit mobile version