Telegrafi

Kështu duken furgonat e rinj të Njësisë speciale policore në Shkup (Foto)

Në kazermën ”Gjorçe Petrov”, u bë promovimi i 15 furgonave transportues për nevojat e Njësisë për Rreshtim të Shpejtë (NJRrSH), njofton Telegrafi Maqedoni.

Performansat e furgonave janë të larta, pra bëhet fjalë për automjete të shpejta, që shërbejnë për aktivizim të shpejtë dhe arritje sa më të shpejtë në vendin e nevojshëm për intevenim, me gjithsej 9 ulëse.

Me këtë rast, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, tha se furgonat do të ndihmojnë në efikasitetin e Njësisë, si edhe sigurinë e qytetarëve, duke paralajmëruar edhe blerje të reja për t’u rritur gatishmëria e njësive speciale./Telegrafi/