Telegrafi

Kështu dukej Rona Nishliu kur ishte e vogël (Foto)

Këngëtarja Rona Nishliu është padiskutim një ndër zërat më të mirë shqiptarë.

Të gjithë a mbajnë mend paraqitjen e saj dinjitoze në “Eurovision 2012” me këngën “Suus”, gjersa karriera e saj më pas vazhdoi shumë e suksesshme me disa projekte tjera në Kosovë.

Ajo numëron me mijëra ndjekës edhe në rrjetet sociale, në të cilat rrallë herë është aktive.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka treguar se si dukej kur ka qenë shumë e vogël.

Kështu dukej Rona Nishliu kur ishte shumë e vogël. Foto nga Instagram

Ndryshimi në fakt është drastik, megjithatë vërehet qartë se Rona edhe në atë kohë kishte një stil unik. /Telegrafi/