Maqedonia gjatë vitit 2016 shkonte nga kriza në krizë. Krizat më të mëdha që vlerësohen si të mëdha për tu përmendur janë kriza ekonomike dhe kriza politike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjatë këtij viti Maqedoninë e karakterizuan protestat e Revolucionit Laraman në Maqedoni dhe protestat për ajër të pastër në Tetovë.
Në gusht të vitit 2016 ndodhi tragjedia e vërshimeve në Maqedoni, ku mbetën të vdekur 22 persona nga vende rreth Shkupit.
Gjatë këtij viti u dridh shumë toka nga tërmetet dhe në disa raste shteti dhe institucionet kërkonin që qytetarët të flejnë në vende të qeta dhe të sigurta./Telegrafi/