Luana Vjollca është padiskutim një ndër personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar.
Shpesh herë temë në media janë bërë deklaratat e saj apo fotografitë e ndryshme në rrjetete sociale, teksa më pak kemi patur mundësinë të dëgjojmë për karrierën e saj muzikore.
Megjithatë, Luana është e hershme në muzikë, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe një fotografi e publikuar së fundmi në Instagram.
Fotografia e shfaq Luanën shumë vite më parë kur këndonte në festivalet e fëmijëve, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “Kam qenë më e shkurtër se Marina atëherë”. /Telegrafi/