Jerusalemi, i vendosur në malet hebraike në Mesdhe dhe Detit të Vdekur është një nga qytetet më të vjetra në botë.
Konsiderohet si qytet i shenjtë nga tre religjionet Abrahamike: Judaizmi, Krishterimi dhe Islami.
Izraelitët dhe palestinezët, të dy palët pretendojnë se Jerusalemi është kryeqyteti i tyre, transmeton lajmi.net.
Pjesë e videos së gjetur i përket dokumentarit 70 minutash ‘Jeta hebreje në Palestinë, i xhiruar nga Noah Sokolovsky në vitin 1913.
Kjo video ndoshta është më e vjetra që sjell pamjen e Jerusalemit.
Gjatë historisë së tij, Jerusalemi është shkatërruar së paku dy herë, është rrethuar 23 herë, është sulmuar 52 herë dhe është pushtuar e ripushtuar 44 herë.